Advertisement

Zëvendëskryeministrja e pezulluar Belinda Balluku ndodhet sot në GJKKO, ku po shqyrtohet masa e sigurisë që e ndalon të dalë jashtë vendit dhe e pezullon nga detyra si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkohë, deputeti i opozitës Gazment Bardhi ka publikuar pjesë nga dosja e SPAK-ut, ku pretendohet se Balluku dhe ish-drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi, kanë komunikuar për ndarjen e loteve të Unazës së Madhe të Tiranës tek kompani të caktuara paraprakisht.

Në bisedat e përgjuara, të publikuara nga Bardhi dy zyrtarët shfaqin shqetësim se si një portal online ka siguruar listën e kompanive, ndërsa Berberi shprehet se “çdo lot ka marrë kriteret e shtypura në letër, pa emër”, duke nënkuptuar se fituesit janë vendosur më herët.

Reklame

Ndërkohë në doje përmendet edhe biznesmeni Ilir Shufi.  Balluku i shkruan Berberit: “Hajde tek une ne 11”, vijuar nga udhëzime për t’i bërë të qartë një operatori se “Punet i ke me gimin thuaj jo me mua”.

Menjëherë pas kësaj bisede, Evis Berberi komunikon me Ilir Shtufin, i cili i shkruan: “persh si ke kan.. ilir shufi nova jam. te tak pak mkan then kure mundesh”.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Evis Shtufi, kanë më poshtë: nga nxjerrja teknike kompjuterike ndërmjet shtetasve Balluku, Evis 11". Lenci gje shtetasja Belinda Balluku 10:46. Evis dërgon Berberi: •Menjeherë pas kötij Shtufi. dhe po orën shtufi datën shtetasi Ilir Shtufi Berberi: •Menjëherë pas këtij Evis Berberi komunikon me dërgon Evis kure Evis Berberi datën orën 15:09 Evis beja garte Evis Berberi komunikon me takova (me kete tere gjithe listen kene. teksi Balluku: orën dhe ska dijeni kush" nxjerre listen kishte ndryshime. leter info. Vetem lidhje pronar bisedat hetimi marrë Shtufi), datën 14.09.202 shoqöritë shoqëria "Nova pas sh.p.k Gjithashtu, janë ende pa procedure ofertave nga"
Pjesë nga dosja

Postimi i Bardhit:

“Çdo lot ka marrë kriteret e shtypura në letër pa emër”, kështu i ndante tenderat Belinda Balluku në qeverisjen e Edi Ramës, për një projekt në total 130 milion euro. Çfarë tmerri, çfarë korrupsioni.
Më poshtë përgjimet sesi u caktuan fituesit në tenderat e Unazës së Tiranës! Nuk ka nevojë për asnjë koment!
Reklame