Advertisement

Pas takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri dhe një vizite 3-ditore në Tiranë, eurodeputeti Andreas Schieder, Raportues i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, thirri këtë të premte një konferencë për mediat në Shtëpinë e Evropës. Konferenca do të përqendrohet te rruga e Shqipërisë drejt BE-së.

Takimi i 20-të u mbajt më 29 tetor, ku pati përplasje mes maxhorancës dhe opozitës. Kjo e fundit akuzoi qeverinë për korrupsion në nivele të larta, ndërsa zgjedhjet thanë se nuk përmbushën kriteret minimale për një vend që synon Bashkimin Evropian.

Reklame

Maxhoranca e kritikoi opozitën duke thënë se nuk mbështetet integrimi kur nxin imazhin e vendit. Ndërsa përfaqësuesit europianë e vlerësojnë progresin e bërë në fushën e drejtësisë, ndërsa për zgjedhjet thanë ata, ODIHR tashmë i ka bërë të qarta detyrat e shtëpisë.

Reklame