Advertisement

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është paraqitur për të dëshmuar babai i Ervis Martinaj, i zhdukur prej rreth tre vitesh.

Mustafa Martinaj është thirrur për të dhënë shpjegime mbi pasurinë dhe aktivitetin financiar të familjes së tij, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen nga organet e drejtësisë.

Reklame

Deklarata në gjykatë

Gjatë dëshmisë së tij, Mustafa Martinaj ka deklaruar se aktiviteti i familjes ka qenë gjithmonë i deklaruar dhe i ligjshëm, duke pretenduar se nuk ka pasur probleme me autoritetet fiskale.

Ai ka sjellë në vëmendje edhe periudha të hershme të tranzicionit, duke përshkruar lëvizje të shumave të mëdha parash në kushte pasigurie:

“Mua që më sheh këtu, kam qarkulluar i vetëm nga Tirana me mbi 800 mijë dollarë cash… në periudhën kur bandat ishin rrugës”, u shpreh ai në sallën e gjyqit.

Sipas dëshmisë, paratë sipas tij kanë qenë të lidhura me aktivitetin e tij privat dhe janë tërhequr në institucione financiare të kohës.

Ai gjithashtu ka përshkruar historinë familjare, arsimimin e fëmijëve dhe përfshirjen e tyre në studime në Shqipëri dhe Itali, duke mohuar problematika të mëhershme të raportuara publikisht.

Ervis Martinaj është një nga figurat më të përmendura në hetimet për aktivitetin e lojërave të fatit në Shqipëri dhe rezulton i zhdukur prej disa vitesh, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për fatin e tij dhe lidhjet e mundshme kriminale.

Dëshmia e sotme pritet të përdoret në vijim të hetimeve për të sqaruar origjinën e pasurive dhe lëvizjet financiare të familjes Martinaj.

Reklame