Një 34-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës nga forcat “Shqiponja” në zonën e Rinas.
Në pranga ka rënë Aurel Deliu, banues në Nikël, i cili dyshohet si pjesë e grupit të Marklen Haka.
Sipas burimeve, ai është ndaluar teksa lëvizte me automjet dhe mbante me vete një armë zjarri pistoletë. Në momentin e arrestimit, Deliu ndodhej në shoqërinë e një personi tjetër, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik.
34-vjeçari rezulton me precedent penal dhe i njohur për autoritetet. Në vitin 2021, ai është arrestuar në Tiranë së bashku me Alban Tufa, ndërsa dy të tjerë, përfshirë Marklen Hakën dhe Bledar Kurti, u shpallën në kërkim pasi nuk iu bindën urdhrit të policisë për kontroll.
Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur më tej aktivitetin e tij dhe lidhjet me persona të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.














