Advertisement

Presidenti i Këshilli Europian, Antonio Costa, vlerësoi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

Costa deklaroi se Shqipëria ka përmbushur piketat e ndërmjetme për grupkapitullin e parë të çështjeve themelore, duke hyrë kështu në një fazë vendimtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Reklame

“Javën e shkuar pamë ecurinë e Shqipërisë dhe ajo ka përmbushur piketat e ndërmjetme për grupkapitullin e parë të çështjeve themelore. Shtetet anëtare kanë kuptuar dhe vlerësuar angazhimin e Shqipërisë në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian”, u shpreh Costa.

Ai vlerësoi gjithashtu angazhimin personal të kryeministrit Rama në procesin e integrimit, duke theksuar se reformat e ndërmarra nuk duhen parë thjesht si kushte për anëtarësim, por si zgjedhje për ndërtimin e një shteti modern dhe demokratik.

Sipas Costës, forcimi i institucioneve demokratike, garantimi i një sistemi gjyqësor të pavarur, si dhe intensifikimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten elementë thelbësorë në rrugën drejt anëtarësimit.

“Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Këto reforma janë themelore për të ndërtuar institucione të forta demokratike dhe për të garantuar sundimin e ligjit”, deklaroi ai.

Presidenti i Këshillit Europian nënvizoi se Bashkimi Europian mbetet partneri më i rëndësishëm ekonomik dhe politik i Shqipërisë, investitori kryesor dhe partneri më i madh tregtar i vendit.

Reklame