Advertisement

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Bërxullë të Vorës, ku një 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri.

Sipas informacionit paraprak të Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10. Viktima është identifikuar si shtetasi Edmond (Ali) Sula, rreth 50 vjeç, i cili dyshohet se është qëlluar për vdekje teksa lëvizte në këmbë në rrugë.

Reklame

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, i cili po punon nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.

Autoritetet kanë nisur këqyrjen e vendit të ngjarjes, grumbullimin e provave materiale dhe marrjen në pyetje të personave që mund të kenë dijeni mbi atentatin.

Ndërkohë, Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të zonës, ndërsa po zhvillon kontrolle intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Deri në këtë fazë të hetimeve nuk janë bërë të ditura motivet e krimit, ndërsa grupi hetimor po verifikon të gjitha pistat e mundshme.

Njoftimi paraprak i Policisë:

“Më datë 12.07.2026, rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë, Vorë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi E.(A.) S., rreth 50 vjeç, i cili ka qenë në rrugë, duke lëvizur në këmbë. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të ndihmojë në zbardhjen e saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.”

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së Igli Pashollarit në Tiranë, sherri nisi në trotuar

E rëndë në Tiranë/ Gjendet i pajetë efektivi i Gardës së Republikës, dyshohet vetëvrasje me armën e shërbimit

Reklame