Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 02:22 të mëngjesit në rrugën dytësore në Manzë të Durrësit, ku kanë humbur jetën tre persona dhe dy të tjerë janë plagosur.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, një automjet që drejtohej nga 25-vjeçari Kleo Vrioni ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një bordurë betoni.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit, Kleo Vrioni, 25 vjeç, Sara Brugentelli, 26 vjeçe, dhe Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç.
Në aksident janë plagosur edhe Rejsi Vrioni, 25 vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç. Të dy janë dërguar për ndihmë mjekësore në Tiranë, ndërsa 16-vjeçari raportohet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik.
Viktimat
- Kleo Vrioni, 25 vjeç
- Sara Brugentelli, 26 vjeçe
- Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç
Të plagosurit
- Rejsi Vrioni, 25 vjeç
- Klevis Dervishi, 16 vjeç – në gjendje të rëndë shëndetësore
Lexo edhe:
Aksident në Unazën e Madhe pranë Farkës, përplasen dy mjete, dyshohet për dy të plagosur
Aksident i rëndë në Kosovë/ Një person humb jetën, tre të plagosur në përplasjen e tre automjeteve














