Një grup qytetarësh vijojnë të qëndrojnë edhe në orët e vona të natës përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vazhduar protestën e tyre kundër qeverisë.

Pavarësisht kalimit të orëve dhe shpërndarjes së pjesës më të madhe të protestuesve, disa qytetarë kanë vendosur të qëndrojnë në shesh, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe largimin e kryeministrit.

Reklame

Protestuesit kanë mbajtur pankarta dhe kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë, ndërsa prania e forcave të policisë në zonë ka mbetur e shtuar për të garantuar rendin dhe sigurinë.

Qëndrimi i protestuesve përpara Kryeministrisë vjen pas tubimit të zhvilluar gjatë mbrëmjes në kryeqytet, ku mijëra qytetarë u mblodhën për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me situatën politike dhe ekonomike në vend.

Deri më tani nuk raportohen incidente të rënda, ndërsa mbetet për t’u parë nëse grupi i protestuesve do të vijojë qëndrimin edhe gjatë orëve të para të mëngjesit.

Reklame