Seanca dëgjimore në Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale është shoqëruar me tensione dhe debate mes përfaqësuesve të opozitës dhe maxhorancës.
Përplasja ndodhi mes bashkëkryetarit demokrat Luçiano Boçi dhe bashkëkryetarit socialist Arbjan Mazniku, pasi ky i fundit i ndërpreu fjalën Boçit dhe i hoqi mikrofonin gjatë diskutimit.
Mazniku argumentoi se opozita kishte monopolizuar debatin dhe se përfaqësuesit e maxhorancës nuk po lejoheshin të merrnin fjalën. Pas ndërhyrjes, Boçi reagoi ashpër dhe u largua nga salla.
“Nuk është etike që ndërhyn në fjalën time. Tani e tepruat. Nuk po bëj pyetje, po bëj parashtrim”, u shpreh Boçi gjatë debatit.
Nga ana tjetër, Mazniku deklaroi se opozita kishte folur për më shumë se dy orë pa i dhënë hapësirë maxhorancës.
Debati mes tyre vijoi me tone të larta edhe për shkak të ndërprerjes së mikrofonit, ndërsa Boçi iu drejtua Maznikut me fjalët: “Mbaje ta gëzosh”, para se të largohej nga mbledhja.
Përplasja u transmetua live dhe solli tensione të forta në mbledhjen e komisionit që po diskuton reformën territoriale në vend.














