Policia Rrugore e Kavajës ka zhvilluar monitorime intensive në akset rrugore dhe në pikat hyrëse e dalëse të qytetit, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar ose proceduar penalisht 5 shtetas për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Reklame

Fokus i kontrolleve ka qenë drejtimi i automjetit nën efektin e alkoolit, një nga shkeljet që konsiderohet shkak i shpeshtë i aksidenteve rrugore.

Policia bëri me dije se janë vendosur gjithsej 95 masa administrative, mes tyre:

  • 12 për ndalim ose qëndrim të gabuar
  • 6 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse
  • 12 për mosvendosje të rripit të sigurimit
  • 11 për përdorim të celularit gjatë drejtimit
  • 28 për parakalime të gabuara
  • masa të tjera për shkelje të normave të shpejtësisë dhe pozicionimit në rrugë

Policia Rrugore e Kavajës apeloi për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e jetës së përdoruesve të rrugës.

Reklame