Advertisement

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Fier-Seman, në vendin e quajtur Fermë-Çlirim.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet është përplasur me një biçikletë dhe për shkak të goditjes së fortë ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i biçikletës, Behar Xhemali, rreth 65 vjeç.

Reklame

Pas përplasjes, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi A.K., 31 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulancat, shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit fatal.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 në aksin “Fier-Seman”.

Reklame