Pesë ngarkesa misri blegtoral për kafshë, janë bllokuar këtë të martë, pasi është konstatuar pranë tyre një nivel i lartë i aflatoksinës B1.

Sipas raportimeve, katër nga ngarkesat vijnë nga Serbia dhe një nga Greqia, dhe janë identifikuar nga drejtoritë rajonale të Shkodrës dhe Vlorës.

Reklame

Ngarkesat do të kthehen në vendin e origjinës ose do të asgjësohen.

Sipas njoftimit të AKU, janë informuar INFOSAN dhe RASSF për të komunikuar me autoritetet serbe dhe greke.

Reklame