Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Novoselë, në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse, duke përfunduar më pas në kanal. Si pasojë e aksidentit, disa të rinj kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Reklame

Fatmirësisht, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Reklame