Një aksident i rëndë rrugor është shënuar këtë të martë në aksin Lezhë–Laç, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Reklame

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe autoambulancat, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë për dhënien e ndihmës së parë dhe menaxhimin e situatës.

Sipas verifikimeve paraprake të policisë, drejtuesit e automjeteve nuk kanë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Reklame