Një aksion blic është zhvilluar këtë të diel në burgun e sigurisë së ulët në Kosovë të Madhe, në Lushnje.

Sipas burimeve pranë institucionit penitenciar, kontrollet janë përqendruar në blloqet e sigurisë dhe në qelitë e të burgosurve, me fokus zbulimin e sendeve të ndaluara apo të paligjshme.

Reklame

Operacioni vijon ende, ndërsa forcat e sigurisë dhe strukturat përgjegjëse po ushtrojnë kontrolle të imtësishme në të gjitha ambientet e burgut.

Deri në këto momente nuk ka ende informacion zyrtar lidhur me sendet e sekuestruara apo personat e përfshirë.

Reklame