Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Levan–Tepelenë, ku një automjet tip “Kia” është përplasur me një mjet tip “Benz”. Si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesja e automjetit “Kia”, 39-vjeçarja Nertila Abazaj.

Sipas policisë, në aksident janë plagosur drejtuesi i mjetit “Benz”, shtetasi P. M., si dhe pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi S. R. Të dy të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Reklame
Reklame