Advertisement
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bathore, ku një këmbësore ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti që drejtohej nga shtetasi E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren Sh. Sh., rreth 65 vjeçe. E dëmtuara është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë gjatë trajtimit mjekësor.
Reklame
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore.
Reklame














