Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Fushë-Arrëzit, ku një person është gjetur i shtrirë pranë antenave të telefonisë në fshatin Krrabë.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 09:20, një qytetar ka njoftuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Pukë për praninë e një personi të pajetë ose në gjendje të rëndë shëndetësore pranë antenave në zonën e Midës.

Reklame

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, së bashku me emergjencën civile dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konstatuar se bëhej fjalë për shtetasin Lumturi Kamberi, rreth 50 vjeç, punonjës i një kompanie celulare.

Dyshohet se ai kishte shkuar për të riparuar një defekt në një antenë të kompanisë, kur është përballur me një problem shëndetësor apo aksident gjatë punës.

Për shkak të gjendjes së tij të rëndë, 50-vjeçari është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë të specializuar mjekësore.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me aksident në punë apo shkak tjetër.

Reklame