Në listën e pasurive të sekuestruara ndaj personazhit të njohur si bosi i drogës, Jetmir Pepa, është përfshirë edhe një klub luksoz në zonën bregdetare të Shëngjinit.

Bëhet fjalë për klubin “Soluna”, i pozicionuar në ishullin e Shëngjinit, një prej pikave më të frekuentuara të jetës së natës në këtë zonë turistike.

Reklame

Ky lokal është i njohur gjerësisht gjatë sezonit veror, ku çdo natë mbledh qindra të rinj dhe të reja, duke u kthyer në një nga destinacionet kryesore të argëtimit në Shëngjin.

Reklame