Shqipëria dhe Bashkimi Europian do të zhvillojnë në Luksemburg Konferencën e 10-të Ndërqeveritare, ku delegacioni shqiptar pritet të drejtohet nga kryeministri Edi Rama.
Zhvillimi i kësaj konference vjen pas miratimit nga COREPER, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare të BE-së dhe pak ditë pasi Shqipëria mbylli kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim.
Kapitulli 20 i cili lidhet me ndërmarrjet dhe politikën industriale, synon të nxisë konkurrueshmërinë, inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të biznesit. Në fokus janë mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përmirësimi i klimës së investimeve dhe rritja e kapaciteteve të ekonomisë shqiptare për t’u integruar në Tregun e Vetëm Europian.
Gjithashtu, ky kapitull përfshin masa që lidhen me digjitalizimin, tranzicionin e gjelbër, zhvillimin e aftësive sipërmarrëse dhe rritjen e produktivitetit të sektorit privat, në përputhje me standardet dhe praktikat e Bashkimit Europian.
Lexo edhe:
Horoskopi 13 tetor 2026. Parashikimi i yjeve për secilën shenjë
Parashikimi i motit 13 tetor 2026, i paqëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira














