Këngëtari i njohur Adrian Gaxha dhe partnerja e tij, Sidorela Dauti, janë bërë prindër për herë të parë.
Lajmin e bukur artisti e ka ndarë vetë me ndjekësit në rrjetet sociale, përmes një postimi emocionues në Instagram, ku publikoi një foto të dorës së foshnjës së porsalindur.
Reklame
“Mirë se vjen”, shkroi këngëtari krahas fotos, duke konfirmuar ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë.
Urimet nuk kanë munguar nga miqtë dhe personazhet e njohur të ekranit dhe muzikës, mes tyre Blero Muharremi, Argjentina Ramosaj, Rina Balaj dhe Dafina Zeqiri.
Deri tani, çifti nuk ka zbuluar ende gjininë apo emrin e foshnjës.

Reklame















