Administratori i kompanisë Converse Management Consulting (CMC), Reni Ashiku, është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjte në SPAK.

Ashiku pritet të merret në pyetje në kuadër të hetimeve për dyshime abuzimi me fondet IPARD, një program i Bashkimi Europian që mbështet zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale.

Reklame

Sipas burimeve, hetimet janë përqendruar në mënyrën e menaxhimit dhe shpërndarjes së këtyre fondeve, ndërsa në këtë çështje është kallëzuar edhe ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.

Deri më tani nuk ka detaje të plota mbi rolin konkret të personave të përfshirë, ndërkohë që hetimet nga SPAK vijojnë.

Reklame