Në pritje të nisjes së seancës plenare, protestuesit pritet të mblidhen para Kuvendit, ndërsa Policia ka marrë masa shtesë dhe ka zgjeruar perimetrin e sigurisë përreth institucionit.

Sot shënohet dita e dhjetë e protestave, të cilat ditët e fundit janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë.

Reklame

Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm në seancën e sotme, pasi ndodhet në Budva të Malit të Zi, ku zhvillohet samiti mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë, në Kuvend janë parashikuar tri interpelanca me ministrat e Brendshëm, të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të Financave.

Lexo edhe

Protesta para Kuvendit në orën 09:00, Rama mungon në seancën, çfarë pritet sot në parlament

PPE reagon për protestat në Shqipëri: Hetim për pretendimet për dhunë policore

Reklame