Një automjet tip “Volkswagen Touran” është përfshirë nga flakët gjatë natës së kaluar në vendin e quajtur “Skërficë”, në aksin Kardhiq-Delvinë. Si pasojë, drejtuesi i mjetit, Maridon Dhuli, 37 vjeç, banues në fshatin Fterrë, Bashkia Himarë, ka pësuar djegie të shkallës së tretë.

Në ndihmë të tij kanë shkuar kalimtarë të rastit. Sokol Ahmetaj, qytetar nga Saranda, i cili po kthehej nga Tirana, ka arritur të shuajë flakët në trupin e 37-vjeçarit duke përdorur xhupin e tij, si dhe ka njoftuar spitalin dhe shërbimet e qarkullimit rrugor.

Reklame

Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës, i plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Për shuarjen e zjarrit në automjet ndërhyri zjarrfikësja, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Lezo edhe

11 të arrestuar pas protestës së fundit, mes tyre dy të mitur – 10 policë të dëmtuar

PPE reagon për protestat në Shqipëri: Hetim për pretendimet për dhunë policore

Reklame