Advertisement

Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar, ku kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka lexuar raportin e përgatitur nga Këshilli i Mandateve lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut.

Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme ishte dorëzuar në Kuvend më 16 dhjetor, ndërsa Manja theksoi se situata aktuale është ndryshe nga momenti kur u paraqit kërkesa.

Reklame

Sipas tij, Balluku nuk mban më detyrën e zëvendëskryeministres dhe as atë të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke ndryshuar kështu kontekstin e shqyrtimit të çështjes.

Manja u shpreh se pretendimet për “daljen jashtë vendit” dhe për çështjen e “imunitetit” tashmë janë hipotetike, por theksoi se Kuvendi nuk është institucioni që vlerëson fajësinë apo pafajësinë e zonjës Balluku.

Ai nënvizoi se roli i Kuvendit në këtë proces lidhet vetëm me procedurën parlamentare dhe jo me hetimin apo gjykimin e çështjes.

Reklame