Rreth orëve të para të mëngjesit të së enjtes, një mjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga, pasi është përplasur mbi barrierat metalike duke fluturuar mbi to dhe përfunduar në një kanal poshtë urës në një thellësi prej 5 metrash.
Ngjarja ndodhi në rrethrrotullimin e Kolonjës në autostradën Lushnje-Fier

Ka qënë ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve të Lushnjes dhe e stafit të urgjencës që ka nxjerrë nga makina një çift bashkëshortësh.

Reklame

Të lenduarit u dërguan në spitalin e Lushnjes Nga të dhënat paraprake të bluve të qarkullimit dhe ekspertëve, shpejtësia e lartë dhe lagështia e madhe në rrugë për shkak të shiut me intensitet të lartë ka bërë që drejtuesi i mjetit të mos hyjë dot në rrethrrotullim por të kapërcejë barrierat e të përfundojë në kanal. Pritet ekspertiza e policisë e cila do të hedhë dritë mbi rrethanat e aksidentit.

Lexo edhe

Aksion i policisë në Parkun Rinia, ujë dhe gaz lotësjellës ndaj protestuesve, shoqërohen disa persona

REDAKSIONALE – U premtoi 2500 euro, u dha nga një Molto Çipita

Reklame