Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet të respektohet plotësisht dhe se çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës duhet të hetohet tërësisht.

Në reagimin e saj, PPE nënvizon se organet e zbatimit të ligjit duhet të veprojnë në çdo rast në mënyrë proporcionale, ndërsa tensionet aktuale në vend duhet të trajtohen përmes dialogut, uljes së tensioneve dhe angazhimit demokratik.

Reklame

Partia Popullore Europiane thekson gjithashtu se e ardhmja e Shqipërisë qëndron në një rrugë demokratike, të begatë dhe evropiane, me një qeveri llogaridhënëse, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

“E drejta për protestë paqësore duhet të respektohet plotësisht dhe çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës duhet të hetohet tërësisht, ndërsa organet e zbatimit të ligjit duhet të veprojnë në çdo rast në mënyrë proporcionale.

Tensionet aktuale duhet të trajtohen përmes dialogut, uljes së tensioneve dhe angazhimit demokratik.

E ardhmja e Shqipërisë qëndron në një rrugë demokratike, të begatë dhe evropiane, me një qeveri llogaridhënëse, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe një të ardhme me mundësi në vend.”– thuhet në reagim.

Image

 

Lexo edhe

Greva dhe protesta masive në Greqi, studentët e mësuesit kërkojnë ndryshime në arsim

Pas 9 ditësh protestë, studentët thërrasin qytetarët nesër para Parlamentit në orën 09:00

Reklame