Advertisement
Pamjet e filmuara me dron nga protesta e zhvilluar në Tiranë tregojnë pjesëmarrje të lartë të qytetarëve, me mijëra protestues të mbledhur në shesh dhe përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit.
Nga ajri, rreshti i protestuesve duket i pandërprerë, ndërsa flamujt kuqezi dominojnë pamjet e tubimit. Qytetarë të ardhur nga e gjithë Shqipëria, por edhe nga diaspora, i janë bashkuar protestës së ditës së 21-të kundër qeverisë.
Reklame
Pamjet me dron kanë dokumentuar përmasat e tubimit, ku mijëra njerëz kanë marshuar drejt Kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe plotësimin e kërkesave të protestuesve.
Atmosfera në qendër të Tiranës është shoqëruar nga flamuj kombëtarë, thirrje dhe pjesëmarrje masive të qytetarëve.
Reklame













