Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Zall Herrit, në Kamëz, ku një punonjës i Policisë Ushtarake dyshohet se ka vrarë me armë zjarri dy vëllezër dhe ka plagosur rëndë vëllain e tyre të tretë.

I dyshuari është identifikuar si Ngushëllim Manzi, rreth 40 vjeç, i cili është arrestuar nga policia pas ngjarjes. Sipas informacioneve paraprake, arma e përdorur ishte arma e tij e shërbimit.

Reklame

Viktimat janë Selam Islamaj, rreth 30 vjeç, dhe Nazmi Islamaj, rreth 48 vjeç. Ndërsa Shefqet Islamaj, rreth 44 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar drejt Spitalit Universitar të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, autori i dyshuar ishte fqinj me tre vëllezërit. Konflikti që çoi në ngjarjen tragjike dyshohet se ka nisur për një debat të çastit, por rrethanat e plota mbeten ende për t’u sqaruar.

Pas arrestimit, Manzi nuk ka pranuar të japë deklarime, sipas informacioneve paraprake.

Në pamjet e publikuara shihet vendi ku ndodhi ngjarja e rëndë, si dhe fotografia e të dyshuarit.

Lexo edhe

Kamëz, vriten dy vëllezër dhe plagoset i treti, arrestohet i dyshuari

Kërcënimet për bombë, Policia: Emaili erdhi nga Arabia Saudite

Reklame