Ka shkuar në 272 numri i personave të lënduar gjatë pesë ditëve të protestave në Tiranë. Mes tyre janë punonjës policie, protestues dhe qytetarë që kanë qenë kalimtarë në zonat ku janë zhvilluar përplasjet.
Sipas bilancit të Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm gjatë protestës së 17 tetorit janë regjistruar 65 persona të lënduar.
Nga këta, 37 janë punonjës policie, 24 protestues dhe 4 kalimtarë, mes të cilëve edhe një i mitur. Ndërkohë, 12 persona vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin Universitar të Traumës.
Bilanci i pesë ditëve të protestave
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 272 personat e lënduar gjatë pesë ditëve të protestave:
169 janë punonjës të Policisë;
82 janë protestues;
21 janë kalimtarë.
Shifrat pasqyrojnë numrin e të lënduarve të raportuar gjatë pesë ditëve të protestave, të cilat janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë në kryeqytet.
Lexo edhe
Rama për protestat: “Studentët janë pengje të grupit të zjarrit”, akuzon Berishën dhe duart e huaja
Rama: Protestat po nxisin dhunë, “nuk dua të bie në kurthin që kërkon gjak”














