Advertisement

Beqir Devolli, 45-vjeçari që humbi jetën në atentatin me tritol në Gjirokastër, kishte një vit që ruhej. Këtë informacion kanë deklaruar para policisë familjarët e tij duke u shprehur se Devolli, i njohur me nofkën ‘Çilo Hunderri’, prej një viti i shmangej Tiranës dhe ishte rikthyer për të jetuar në Gjirokastër. Por, ata kanë mohuar të kenë pasur armiqësi me ndokënd.

Edhe pasagjeri i cili mbeti i plagosur, Erigers Mela, është shprehur se nuk kishin asnjë konflikt dhe me ‘Çilo Hunderrin’ e lidhnin njohjet shoqërore.

Reklame

Në total, policia ka pyetur 23 persona, të cilët kanë pasur njohje me të dhe kanë dhënë vetëm informacione lidhur me detajet e raporteve të tyre.

Lexo edhe:

“Çilo Hunderri” shënjestra e atentatit me tritol? Detaje të reja nga shpërthimi në Gjirokastër

Djali i ish-prokurorit i plagosur në atentatin fatal në Gjirokastër, hetohet pista e hakmarrjes

Reklame