Një automjet raportohet se ka shpërthyer në ecje në qytetin e Gjirokastrës.
Më pas makina është përplasur me trafikndarësen në lagjen “18 shtatori”.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ndërsa pritet të sqarohen rrethanat e incidentit.
Pronari i automjetit është 70-vjeçari Ylli Shkurti.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, dyshohet se ka shpërthyer automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. D., i cili ishte në lëvizje.
Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit
Lexo edhe
Modifikonin makinat e lojrave të fatit, policia zbulon magazinën, në pranga dy persona (Emrat)
La Francën për uniformën e policisë, cila është historia e 25-vjeçares nga Shkodra














