Stresi dhe ankthi afatgjatë mund të kenë pasoja serioze për shëndetin, duke u shoqëruar me simptoma si dhimbje koke, dhimbje muskujsh, presion i lartë i gjakut, pagjumësi dhe dobësim i sistemit imunitar, paralajmërojnë ekspertët e shëndetit.

Sipas specialistëve, nëse stresi përsëritet çdo ditë dhe për periudha të gjata, ai mund të dëmtojë ndjeshëm shëndetin e zemrës dhe të ndikojë negativisht në mirëqenien e përgjithshme fizike dhe mendore.

Reklame

Një nga mënyrat më të thjeshta dhe natyrale për të luftuar stresin është çaji i kamomilit. Dietologët shpjegojnë se kamomili përmban flavonoide me efekt qetësues, të cilat ndihmojnë në rregullimin e neurotransmetuesve në tru dhe kontribuojnë në relaksimin e organizmit.

Studime klinike tregojnë se kamomili ndihmon në uljen e ankthit në 9 nga 10 persona, ndërsa theksohet se nevojiten kërkime të mëtejshme për të thelluar këto përfundime. Megjithatë, antioksidantët që gjenden në kamomil njihen për rolin e tyre në qetësimin dhe balancimin e humorit.

Çaji i kamomilit rekomandohet gjithashtu për personat që vuajnë nga pagjumësia, pasi jo vetëm vetë përbërja e tij, por edhe rituali i përgatitjes dhe pirjes së çajit krijon një moment qetësie dhe pushimi mendor.

Pirja e rregullt e çajit të kamomilit mund të përmirësojë cilësinë e gjumit dhe të zvogëlojë efektet negative të stresit në trup, duke u konsideruar si një mbështetje natyrale për shëndetin mendor dhe fizik.

Reklame