Advertisement

Një automjet është përmbysur në rrugën që po punohet, sapo kalon mbikalimin e Rinasit, në krahun e djathtë të aksit që të çon drejt Durrësit.

Nga pamjet  makina shihet e kthyer përmbys në mes të aksit, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo çfarë e ka shkaktuar aksidentin.

Reklame

Aksi është në proces punimesh, çka e bën situatën edhe më problematike për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë zonë.

Pritet informacion i mëtejshëm për gjendjen e personave që ndodheshin në automjet dhe rrethanat e aksidentit.

Lexo edhe

Berisha në Strasburg: Shqipëria përballë një kërcënimi ekzistencial, nevojitet një qëndrim ndërkombëtar ndaj narkoshtetit

BERISHA KONFIRMON DENONCIMIN E TEMPULL/ Hyseni dhe Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës, “ushtarit” të saj në SHISH

Reklame