Një 32-vjeçare ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Jalë të Himarës.
Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 18:40, kur është marrë njoftim se shtetasja I. R., 32 vjeçe, lindur në Londër, Mbretëria e Bashkuar, e cila ishte akomoduar në një hotel në Jalë, kishte shfaqur probleme shëndetësore.
E reja kishte kërkuar ndihmë në recepsionin e hotelit. Stafi e ka transportuar menjëherë drejt Qendrës Shëndetësore, por pavarësisht ndihmës së dhënë, 32-vjeçarja ka ndërruar jetë.
Nga verifikimet paraprake të mjekëve, dyshohet se bëhet fjalë për vdekje natyrale, pasi shtetasja kishte pasur probleme shëndetësore, konkretisht me frymëmarrjen dhe diabetin.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale dhe vijojnë verifikimet për të përcaktuar plotësisht shkakun e vdekjes.
Lexo edhe:
250 KG KOKAINË/ Nga Brazili në Frankfurt, SPAK mbyll dosjen e Ervin Matës e çon në GJKKO














