Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, kanë marrë pjesë në mbrëmjen e pritjes së organizuar nga Presidenti francez Emmanuel Macron në Pallatin Élysée, në Paris.
Ka qenë vetë kreu i qeverisë shqiptare që ka publikuar në Facebook pamje nga aktiviteti, duke e shoqëruar videon me përshkrimin: “Palais de l’Élysée – Në mbrëmjen e pritjes së organizuar nga Presidenti Emmanuel Macron”.
Në pamjet e publikuara, Rama shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama, ndërsa priten nga presidenti francez dhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron.
Kryeministri shqiptar ndodhet në Francë me ftesë të Macron, ku po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, që zhvillohet më 10 dhe 11 nëntor.
Në kuadër të forumit, Rama pritet të marrë pjesë në diskutime për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe rëndësinë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për brezat e rinj.
Lexo edhe
“MIRËMËNGJES” me një ftesë të re! Rama u drejtohet protestuesve përmes “Pasqyrës së Dialogut”
Rama në Pallatin Elize, Macron e pret në Paris! Shtrëngim duarsh dhe takim në nivel të lartë













