Advertisement

Një plagosje me mjet prerës ka ndodhur ditën e sotme në Delvinë, ku një grua rreth 45 vjeçe ka mbetur e plagosur në fytyrë.

Sipas të dhënave paraprake, Xhike Hita është goditur me hanxhar gjatë një konflikti, ndërsa pas ngjarjes është transportuar drejt Spitalit të Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.

Reklame

Policia ka shoqëruar një person si të dyshuar për ngjarjen, Lekan Tozon, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e plota të plagosjes.

Deri në këto momente, nuk janë bërë të ditura detaje të plota mbi motivin e konfliktit apo marrëdhënien mes të plagosurës dhe personit të shoqëruar.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e dinamikës së ngjarjes, përcaktimin e shkaqeve dhe përgjegjësive të personave të përfshirë.

Lexo edhe:

Sherri në burgun e Fierit, nis hetimi disiplinor për 8 policë, dyshohet se plagosja ishte “mesazh” nga grupet rivale

Lushnjë/ Konflikti mes kushërinjve përfundon me plagosjen e 71-vjeçarit, arrestohet 60-vjeçari

Reklame