Dogana e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar 500 mijë euro cash të fshehura brenda një minibusi në pikën kufitare “Tabanoc”.

Sipas mediave në vendin fqinj, automjeti ishte nisur nga Shqipëria dhe drejtohej nga një shtetas shqiptar me inicialet Xh.G.

Reklame

Autoritetet maqedonase kanë nisur hetimet ndaj drejtuesit të mjetit, në bazë të legjislacionit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa minibusi dhe shuma e parave janë konfiskuar.

Raportohet se 500 mijë eurot ishin fshehur në një strukturë metalike të improvizuar në pjesën e shkallëve të brendshme të minibusit, me qëllim shmangien e kontrolleve kufitare.

Rasti është zbuluar gjatë kontrollit të detajuar të automjetit në pikën kufitare, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar origjinën dhe destinacionin e shumës së sekuestruar.

Reklame