Tiranë – Specialistët e qarkullimit rrugor kanë arrestuar shtetasin Sejdi Milla, 31 vjeç, pas një aksidenti të rëndë që ndodhi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë drejtimit të një motomjeti, Milla është përplasur me biçikletën me të cilën po lëvizte shtetasi Luan Pirdeni, 87 vjeç.

Reklame

Përplasja ka rezultuar fatale për të moshuarin, i cili ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Viktima, Luan Pirdeni, raportohet se është babai i ministres Adea Pirdeni.

Reklame