Advertisement
Një ngjarje e rëndë është regjistruar një ditë më parë në Sarandë, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën brenda lokalit “Orange Club”.
Sipas raportimeve, shtetasi Igli Cara ishte duke salduar disa hekura brenda lokalit, kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për paosjë ka humbur jetën.
Reklame
Ndërkohë ditën e sotme Policia në Sarandë ka njoftuar se ka arrestuar administratorin lokalit në Sarandë, shtetasin, E.F 40-vjeç.
Ky i fundit akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Reklame














