Bashkia Himarë ka nisur punën për monitorimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri, ndërsa strukturat përkatëse vijojnë të jenë në terren dhe në gatishmëri për çdo ndërhyrje të nevojshme.
Përmes një njoftimi për banorët e zonave të prekura, kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo bëri të ditur se është ngritur grupi i monitorimit dhe vlerësimit të dëmeve, i cili po punon për evidentimin e situatës dhe dokumentimin e dëmeve.
Bashkia njofton se do të merren masat e nevojshme për trajtimin dhe adresimin e problematikave të konstatuara, ndërsa u kërkon qytetarëve të raportojnë çdo rast që kërkon ndërhyrje.

Për problematika me furnizimin me ujë, banorët mund të kontaktojnë në numrin 067 520 1417, ndërsa për problematika me energjinë elektrike, OSHEE në 069 757 3550.
Për nevoja të tjera për ndihmë apo ndërhyrje nga Bashkia Himarë janë vënë në dispozicion numrat 069 346 5270 dhe 069 463 6213.
Njoftimi vjen pas situatës së rënduar nga zjarri në Himarë, ku strukturat e emergjencave vijuan gjatë natës dhe mëngjesit operacionet për izolimin e vatrave dhe mbrojtjen e zonave të banuara.
Sipas njoftimit të autoriteteve situata aktualisht raportohet nën kontroll, ndërsa vijon monitorimi i zonave të prekura dhe vlerësimi i dëmeve.
Lexo edhe:
Zjarret në Shqipëri/ 27 vatra në 24 orë, 3 mbeten aktive! Situata më problematike në Dibër
Zjarret në Levan/ Çako: Prioriteti është jeta e njerëzve, 3 persona me asfiksi














