Një zjarr ka rënë rreth orës 13:45 në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë zonës së njohur si “Eco Park”.

Si pasojë e flakëve, janë përfshirë nga zjarri disa autobusë të vjetër që ndodheshin të parkuar në ambientet e këtij sektori.

Reklame

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve dhe për vënien e situatës nën kontroll.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet për të zbardhur shkakun dhe rrethanat e zjarrit.

 

 

Reklame