Advertisement

Një zjarr ka përfshirë një pallat në zonën pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur në një nga katet e godinës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Reklame

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat kanë bërë evakuimin e banorëve dhe kanë nisur punën për izolimin e flakëve.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata është ende në monitorim.

Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve në ndërtesë.

Reklame