Advertisement

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Plani Bardhë, në Klos të Matit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas informacioneve paraprake, tre banesa janë përfshirë nga flakët, ndërsa dy banesa të tjera ndodhen në rrezik për shkak të përhapjes së zjarrit.

Reklame

Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një tel i linjës elektrike që kalonte pranë banesave. Situata është bërë më shqetësuese edhe për shkak të rrezikut që flakët të përfshijnë një kabinë elektrike që ndodhet pranë zonës.

Në vendngjarje kanë mbërritur automjete zjarrfikëse, punonjës të Bashkisë Mat dhe strukturat e Emergjencave Civile, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, për shkak të rrezikut, dy familje janë duke u evakuuar nga banesat e tyre.

Operacioni vijon, ndërsa forcat në terren po përpiqen të vënë situatën nën kontroll dhe të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Autoritetet pritet të përcaktojnë në vijim edhe shkakun e saktë të rënies së zjarrit.

Lexo edhe:

Situata e zjarreve në Shqipëri/ 28 vatra në 24 orë, 5 mbeten aktive! Evakuohen katër familje në Mallakastër

Zjarret në Shqipëri/ 30 vatra në 24 orë, 8 mbeten aktive: Ndërhyrje nga toka dhe ajri

Reklame