Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Laknasit, Tiranë, ku një person ka humbur jetën.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 20:30, në rrugën “Nënë Tereza”, automjeti i drejtuar nga shtetasi E. V., 20 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi L. G., 48 vjeç.

Reklame

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit tragjik.

Reklame