Reforma e re Administrativo-Territoriale u miratua me 85 vota pro në Kuvend, mes tensioneve dhe përplasjeve mes mazhorancës dhe opozitës.
Një nga momentet që tërhoqi vëmendjen ishte vota pro e deputetit socialist Erion Braçe, i cili gjatë diskutimeve kishte shprehur rezerva për reformën dhe kishte kërkuar që ndryshimi i hartës të shoqërohej me më shumë kompetenca dhe pushtet real për njësitë vendore.
Pas përfundimit të seancës, teksa po largohej nga Kuvendi, Braçe u pyet për votën e tij dhe deklaroi: “Jam kundër, do e sqaroj nesër”.
Deklarata e tij ngre pikëpyetje mbi arsyet që e çuan të votonte pro projektligjit, pavarësisht kundërshtive të shprehura gjatë debatit parlamentar.
Braçe tha se do ta shpjegojë qëndrimin e tij gjatë ditës së premte.
Lexo edhe
85 vota pro për Territorialen/ Rama dhe Balluku në Kuvend, Bardhi hedh ujë, Braçe voton pro reformës
85 vota pro për Territorialen/ Rama dhe Balluku në Kuvend, Bardhi hedh ujë, Braçe voton pro reformës














