Presidentja e Komisionin Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Shqipëria po bën progres domethënës drejt anëtarësimit në BE.

Në fjalën e saj në Forumi i II-të i Zgjerimit të Bashkimit Europian me temë “Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë”, ajo vijoi duke thënë se “ky është një moment i rëndësishëm”.

Reklame

“Talentet e reja të Ballkanit Perëndimor do të sjellin vlera në tregun e përbashkët evropian. Shqipëria po bën progres domethënës drejt anëtarësimit. Në vendet e BP-së, vendet po bëjnë hapa të mëdhenj. Ky është një moment i rëndësishëm. Ne duhet ta kapim këtë mundësi. Të shfaqim të njëjtën ambicie si liderët e 30 viteve më parë, që ta kthejmë në sukses”, tha mes të tjerash von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Evropian, solli në vëmendje procesin historik të zgjerimit të BE-së, duke kujtuar se 30 vite më parë diskutohej për zgjerimin më të madh të Bashkimit Evropian. Në atë kohë, vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore nisën rrugëtimin për t’u rikthyer sipas saj, në familjen e tyre evropiane.

Lexo edhe

Rama provon sërish me ftesat për “Dialog”, a do ta pranojnë këtë herë protestuesit?

U zhduk pas sherrit për 5 euro, eshtrat e Artjol Ramajt u zbuluan 45 ditë më vonë në pyll në Spanjë

Reklame