Një incident i pazakontë është regjistruar në portin e Barit, ku një automjet ka rënë në det në momentin që po ngjitej në një traget me destinacion Shqipërinë.
Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi, një shtetas i ri shqiptar, i cili arriti të reagojë me shpejtësi. Ai u ngjit mbi makinë teksa ajo po fundosej, dhe më pas arriti të thyente xhamin e përparmë për të dalë jashtë, vetëm pak çaste para se mjeti të zhyste plotësisht në ujë.
Roja bregdetare italiane ndërhyri menjëherë, duke bërë të mundur shpëtimin e të riut. Ndërkohë, zjarrfikësit, së bashku me Njësinë e zhytësve, u angazhuan në përpjekjet për nxjerrjen e automjetit nga uji.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa autoritetet portuale italiane po hetojnë shkaqet e kësaj ngjarjeje.













