Advertisement

Gjimnazistët e Vlorës i janë bashkuar reagimit të të rinjve në mbështetje të protestës në Tiranë. Raportohet për konfrontime dhe shtyrje mes disa gjimnazisteve dhe punonjësve të Policisë pranë Bashkisë së qytetit.

Protesta e të rinjve po shtrihet edhe në Vlorë, ku gjimnazistë kanë bojkotuar mësimin në shenjë mbështetjeje për protestën që po zhvillohet në Tiranë.

Reklame

Situata është shoqëruar me tensione pranë Bashkisë së Vlorës, ku punonjës të Policisë kishin rrethuar institucionin. Sipas raportimeve, disa gjimnaziste janë konfrontuar dhe janë shtyrë me punonjësit e Policisë.

Nuk ka ende informacion të plotë për rrethanat që çuan në përplasjen mes të rinjve dhe efektivëve, ndërsa mbetet e paqartë nëse ka persona të lënduar apo të shoqëruar.

Bojkoti i mësimit në Vlorë vjen në një kohë kur thirrjet e gjimnazistëve për t’iu bashkuar protestës në kryeqytet po shtrihen edhe në qytete të tjera të vendit.

Zhvillimet e fundit tregojnë se reagimi i të rinjve nuk po mbetet vetëm në Tiranë, ndërsa situata në Vlorë pritet të ndiqet në vijim.

Lexo edhe

“Ooo Sali, nuk e djeg dot më Shqipërinë!”, Balla reagon për protestën

OKB shqetësohet për dhunën në protestat e Tiranës: Thirrje për dialog dhe vetëpërmbajtje

Reklame