Një 39-vjeçar është plagosur me thikë në orët e para të mëngjesit në zonën e “Ujit të Ftohtë”, në Vlorë. Sipas informacionit zyrtar nga policia, dy të rinj, të moshave 22 dhe 26 vjeç, dyshohet ta kenë sulmuar me mjet prerës pas një konflikti ende të paqartë.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, të dy personat e dyshuar janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Reklame

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të motivit dhe dinamikës së incidentit.

Reklame